Clement Turpin ishte njëriu i cili u përfol shumë gjatë mbremjes së marte dhe ditës së sotme.
Gjyqtari francez morri vëmendjen për një penallti të akorduar për Manchester Cityn, kundër Real Madridit, e cila u konfirmua edhe nga ana e VAR.
Një faull i shkaktuar ndaj Phil Foden, Turpin vendosi për penallti, ndërsa fansat e cilësuan se ishte jashtë vijës së 16-metërshit, i cili u konkretizua në gol nga Erling Haaland.
Por me këtëvendim, 42-vjeçari u fut në historinë e Ligës së Kampioneve, si gjyqtari me më së shumti penallti të akorduara.