Kolo Muani bind Juventusin, nuk duan largimin e tij gjatë verës

Futboll

Kolo Muani bind Juventusin, nuk duan largimin e tij gjatë verës

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 16:58
Randal Kolo Muani

Randal Kolo Muani është përshtatur mir në kampionatin italian, prej se u transferua te Juventusi javë më parë.

Nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, sulmuesi francez ka shënuar pesë gola.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Juventusit të mendojnë për strategjinë për ta mbajtur edhe sezonin e ardhshëm, pasi ai është i huazuar nga PSG-ja deri në qershor.

Drejtori sportiv i bardhezinjëve, Cristiano Giuntoli, e konfirmoi këtë ambicie i cili beson se marrveshja mund të arrihet, pasi sipas tij klubet kanë mardhënie të mira mes vete.

Sipas ”Gazzetta dello Sport”, Juventus do të donte të merrte një huazim të dytë sezonin e ardhshëm, por këtë herë me një opsion për të blerë rreth 40-45 milion euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat