Përleshje mes lojtarëve të Vëllaznimit dhe atyre të Gjilanit pas përfundimit të ndeshjes?

Futboll

Përleshje mes lojtarëve të Vëllaznimit dhe atyre të Gjilanit pas përfundimit të ndeshjes?

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 17:01
Lojtarët e Vëllaznimit

Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Gjilanit në Kupën e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes raportohet se ka pasur përleshje mes lojtarëve të klubit gjakovar dhe atij gjilanas.

Në këtë përleshje tentuan të futeshin edhe tifozët e klubit “kuqezi”.

Kujtojmë që skuadra nga Gjakova me Mirel Josën si trajner arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat