Jashari bëhet pengesë në rrugën e Gjimshitit në Champions!
Ndeshja e sotme mes Klub Bryzh dhe Atalantës vendos përballë dy futbollistë shqiptarë, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve me skuadrat përkatëse.
Skuadra belge nuk shihet si favorite, por ka bërë jo pak surpriza në këtë edicion, me mesfushorin Ardon Jashari mes protagonistëve të saj.
Ndërkohë, dihet forca e Atalantës që ka pretendime që të ecë shumë në këtë turne, me Berat Gjimshitin i cili do të jetë si zakonisht titullar në sfidat e skuadrës së Gasperinit.