Kalabria nuk përmbahet

Futboll

Kalabria nuk përmbahet

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:41
Davide Kalabria

Davide Kalabria ka folur për lamtumirën e tij nga Milani gjatë konferencës së prezantimit si lojtar i Bolonjës.

Ai nuk i ka mohuar problemet me ish-klubin, por nuk ka pranuar të japë detaje.

“Mezi pres ta luaj kundër Milanit, jam i emocionuar për atë sfidë.

Është e re dhe gjërat e reja i marr pozitivisht, do të jetë bukur të takoj ish-shokët e mi.

U uroj më të mirat, por jo për ndeshjen me Bolonjën. Asnjë koment për mosmarrëveshjen me trajnerin, pasi nuk dua të kthehem në disa tema pas asaj që ndodhi.

Di vetëm se ambienti te Bolonja është i shëndetshëm dhe do të përpiqem të fitoj kombëtaren nëpërmjet punës time këtu”, ka thënë Kalabria që do të sfidojë Milanin më 26 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat