Skuadra e Mario Mitajt ndryshon orarin e ndeshjes për shak të faljes së namazit

Futboll

Skuadra e Mario Mitajt ndryshon orarin e ndeshjes për shak të faljes së namazit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:44
Mario Mitaj

Al Ittihad-in e presin dy ndeshje emocionuese në kampionatin e Arabisë Saudite.

Skuadra e Mario Mitajt do të luajë më 15 shkurt në transfertë kundër Al Wehda, ndërsa më 22 mars kundër Al Hilal në shtëpi.

Al Ittihad do të kërkojë fitoren për të ruajtur avantazhin e dy pikëve larg në vendin e parë, pasi Al Hilali e ndjek nga pas në vendin e dytë.

Ndeshja pasardhëse do të jetë pikërisht kjo që mund të vendosë edhe titullin kampion, raporton Sport Ekspres, mes dy ekipeve që kanë krijuar pak diferencë nga Al Nassr e Cristiano Ronaldo që vjen në vendin e tretë.

Orari i ndeshjes mes Al Wehda dhe Al Ittihad ka ndryshuar, pasi orari i parë i vendosur binte ndesh me orarin e faljes së namazit. Lutja është e shenjtë në Arabinë Suaidte dhe për këtë arsye ndeshja është shtyrë për një orar tjetër, pasi të falet namazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat