Lewandowski e kap keq me talentet e Barcelonës

Futboll

Lewandowski e kap keq me talentet e Barcelonës

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 18:45
Robert Lewandowski

“Ka disa lojtarë që nuk e kuptojnë mirë taktikën”.

Kjo është një nga deklaratat e bujshme të sulmuesit Robert Lewandowski për mediat polake ditët e fundit.

Sipas tij, “ndodh që shumë lojtarë të rinj të Barçës të mendojnë se dikush në fushë nuk ka bërë diçka siç duhet, kur në fakt ndodh krejtësisht e kundërta, por ata nuk e kuptojnë taktikën”.

“Disa nga talentet tonë e ka kokën e nxehtë, sepse nuk kanë njohuri taktike. Kjo është arsyeja pse flas hapur me ta dhe i ndihmoj. Lamine Yamal nuk ka nevojë”.

“Ai po mëson shpejt. Është shumë më e lehtë të luash me të tani. E kam të lehtë të flas për taktikat me të, krahasuar me vitin e kaluar”.

Në fund, Lewandowski ka shprehur vlerësim për ish-shokun e tij të skuadrës, Thomas Muller. “E kam si vëlla. Ai është si unë, e quaj kloni im”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat