Dukagjini është eliminuar sot nga Kupa e Kosovës.
Skuadra nga Klina u mposht nga Drita, vetëm pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 5-4, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 0-0.
Pas këtij eliminimi ka reaguar trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, i cili tha se ishte krenar për skuadrën e tij.
Ai shtoi se Dukagjini do ta vazhdon luftën pasi nuk dorëzohet asnjëherë.
“Sot luftuat si Luana ne fushë Respekte pa mas per futbollistët e mi , kunder ni kundërshtari shumë të fortë Respekte për Dritën .
Penalltitë Jan edhe fat paksa dhe ne nuk patëm fat .
Por dua të ju them një gjë të dashur miq se unë kam Kapitenin më të mirë në ligë dhe jamë shumë krenar që jam trajner I Elton Basriu’t sepse ai gjithmonë sakrifikon për Skuadren duke i luajt të gjitha ndeshjet e shpesher i lënduar duke reziku shendetin.
Lufta vazhdon ne nuk dorzohemi kurr sepse jemi krenaria e rafshit të Dukagjinit.”, ka shkruar Munishi.