Havertz pritet të mungojë deri në fund të sezonit

Futboll

Havertz pritet të mungojë deri në fund të sezonit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 19:41
Havertz

Arsenal ka marrë një goditje të madhe, pasi sulmuesi Kai Havertz mund të mungojë deri në fund të sezonit për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjes, raportojnë mediat britanike.

Sipas "The Athletic", sulmuesi gjerman do të vlerësohet më tej gjatë kampit stërvitor në Dubai, ndërsa mbetet e paqartë nëse do t’i nënshtrohet një operacioni. Havertz, i cili ka shënuar pesëmbëdhjetë gola në të gjitha garat këtë sezon, është lojtari më efikas i Arsenalit deri tani.

Lëndimi i tij e rëndon edhe më shumë situatën e sulmit të "Topçinjve", të cilët tashmë janë pa Gabriel Jesus, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli, të gjithë të lënduar.

Kjo mungesë e alternativave e vë trajnerin Mikel Arteta në vështirësi, pasi tani ka në dispozicion vetëm Leandro Trossard, Raheem Sterling dhe talentin e akademisë Ethan Nwaneri.

Lëndimet kanë ardhur menjëherë pas mbylljes së merkatos së janarit, me Arsenalin që nuk ka bërë asnjë përforcim për sulmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat