Perishiç: Me tifozët mund t’ia dalim në sfidën e kthimit ndaj Juventusit

Futboll

Perishiç: Me tifozët mund t’ia dalim në sfidën e kthimit ndaj Juventusit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 19:52
Ivan Perishiç

Ivan Perishiç, anësori i PSV Eindhoven, realizoi ndaj Juventusit, në humbjen 2-1 në Champions League.

Gjithsesi ish-mesfushori i Interi beson ende te kualifikimi.

“Kam luajtur ndeshjen e fundit në Champions dy vjet më parë, është shumë bukur të rikthehem duke luajtur këtë kompeticion.

Falë skuadrës që me të vërtetë bëri një punë të madhe në grup dhe gjithashtu luajtëm shumë mirë,  kemi mundësi që të kualifikohemi.

Me ndihmën e tifozëve tanë jam i sigurt se do të arrijmë t’ia dalim.

Luajtëm mirë kur kishim topin edhe pse përballeshim me një skuadër të madhe dhe duhet të vazhdojmë të besojmë se mund të shënojmë gola në ndeshjen e kthimit”, tha Perishiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat