Talenti i ri i Atletico Madridit, Pablo Barrios është një nga emrat më të ndjekur në futbollin evropian.
Në moshën 21-vjeçare, mesfushori ka treguar pjekuri të madhe dhe cilësi teknike, duke tërhequr interesin e disa klubeve kryesore ku në krye qëndron Chelsea.
Sipas portalit iberik fichajes.net, klubi londinez, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të rinj, duket i gatshëm të vendosë në tryezë një ofertë prej 70 milionë eurosh për të sjellë Barrios në Stamford Bridge.
Megjithatë, Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga një nga lojtarët e tyre më premtues.
Trajneri Diego Simeone e konsideron Barrios një lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Nga ana tjetër, Premier League mund të jetë një vitrinë joshëse për karrierën e tij..