Talenti Xhezair Avduli merret vesh me FC Shkupi dhe huazohet të skuadra e Arsimit të Çegranit.
Është një përforcim i mirë për skuadrën e Arsimit, e cila garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
“KF Arsimi ka kënaqësinë t’ju informojë se kemi gjetur akord të përbashkët me FC Shkupin për huazimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në gjysëm sezonin që lam pas, Xhezair Avdulin.
Rikujtojmë se ekipi ynë për 20 vjeçarin dha dritë të gjelbërt dhe ai u transferua në rradhët e klubit kryeqytetas, ndërsa marrëdheniet e shkëlqyera ndërmjet dy klubeve bënë që pasi Avduli kaloi një super fazë përgatitore të luajë tek ne si i huazuar dhe të kthehet tek ekipi i FC Shkupit gjatë verës!
Avduli pati performancë të shkëlqyer në rradhët tona, me plotë 10 asistë dhe 4 gola, ndërsa rikthehet për të dhënë maksimumin në fanellën tonë edhe njëherë!
Suksese dhe mirë se vjen në familjen tonë verdh e zi!”, njofton KF Arsimi.