Shqiptari, i pakapshëm në Angli

Futboll

Shqiptari, i pakapshëm në Angli

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 23:09
Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti, ka treguar edhe një herë klasin e tij duke shënuar dy gola për Bristol Cityn. 

Skuadra e Bristol Cityt si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Stoke-s. 

Futbollisti Mehmeti realizoi në minutën e 11-të dhe të 73-tën. 

Mehmeti deri me tash ka realizuar 11 gola dhe është në vend të pestë në listën e shënuesve.

Pas javës së 32-të në Championship (Liga e Dytë) Bristol City zë vendin e 7-të me 45 pikë e Stoke të 19-tin me 32 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat