​“Lufta” që u bë mes Evertonit dhe Liverpoolit në barazimin 2-2

Futboll

​“Lufta” që u bë mes Evertonit dhe Liverpoolit në barazimin 2-2

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Derbi ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit i zhvilluar të mërkurën përfundoi me barazim 2-2, në një “luftë” për çdo top gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 15-të që ishte e prapambetur.

Evertoni kaloi në epërsi në minutën e 11-të, por vetëm pesë minuta më vonë Mac Allister barazoi shifrat në 1-1.

“Të kuqtë” përmbysën epërsinë duke shënuar në 2-1 përmes Mohamed Salah ën minutën e 78’, por minutat shtesë ishin fatal për skuadrën e Arsne Slot pasi Tarkowski shënoi për 2-2 dhe rezultatin final.

Përtej rezultatit, minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike pas u ndan tre karton të kuq, duke përfshirë edhe trajnerin e Liverpoolit Arne Sllot i cili provokoi gjyqtarin me një shtrëngim të dorës më të fortë se sa duhej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat