Sherri në derbin Partizani-Tirana, Komisioni i Disiplinës vendos sot

Futboll

Sherri në derbin Partizani-Tirana, Komisioni i Disiplinës vendos sot

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 11:11
Tifozët

Komisioni i Disiplinës në FSHF pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendimet mbi ngjarjet e derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

Në tavolinë nga sektori i garave, janë vendosur të gjitha materialet e ndeshjes dhe komisioni, së pari do të vendosë për sherrin e tifozëve dhe organizimit të ndeshjes. Më pas me te sherri në minutën e 91-të ku, pas festës së golit, Gudjufi provokoi me shenja pankinën e Tiranës.

Më pas plas sherri, përplasjet, goditjet e çdo lloji ku u përfshirë të gjithë anëtarët e të dyja skuadrave. Sherr që në fund solli tetë kartonë të kuq. Marku, Mici, Kozi, Gjumsi dhe Ibraimi për të Tiranën.

Nga Partizani janë ndëshkuar Gudjufi, Taipi dhe Bytyçi. Të gjithë do të jenë subjekt i Komisionit të Disiplinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat