Drama e Guo Jiaxuan, mjekët s’i japin shpresë

Futboll

Drama e Guo Jiaxuan, mjekët s’i japin shpresë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 11:36
Guo Jiaxuan

Guo Jiaxuan jeton vetëm falë aparaturave, por mjekët në Spanjë kanë thënë se në gjendjen që është e ka thuajse të pa mundur që të rikthehet në jetë.

Futbollisti 18-vjeçar nga Kina pësoi një aksident në fushë në Spanjë kur mori një goditje me gju në kokë gjatë një takimi. Goditja i shkaktoi hemoragji të brendshme ndërsa truri i tij për pak minuta nuk u furnizua me oksigjen, ç’ka ka sjellë edhe gjendjen kritike ku ndodhet.

Guo Jiaxuan në 2023-in mbërriti në Europë ku u stërvit në një progmram të ngritur nga Bajerni i Mynihut. Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit në vendlindje, atje ku tani po kërkojnë që mjekët spanjollë të mos e nxjerrin të riun nga intubimi.

Sipas iberikëve 18-vjeçari është në vdekje klinike dhe shpresat që të marrë frymë pa nmdihmën e aparaturave janë të vogla dhe për këtë motiv kanë njoftuar familjarët që të asistojnë në momentin kur të bëjnë ç’intubimin. I gjithë ky kalvar është “dokumentuar” në rrjetet sociale nga i vëllai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat