Zërat që flasin për një transferim të mundshëm të Vinicius Zhunior drejt Arabisë Sauditë janë gjithmonë e më të fortë. Madje në orët e fundit janë bërë publike detaje nga paga e madhe që do të përfitonte braziliani nëse do të transferohej në Saudí Pro League si dhe vendi ku i është bërë edhe propozimi, i cili konsiderohet si i parrefuzueshëm.
Sipas medieve spanjolle thuhet se përfaqësues të lojtarit kanë mbajtur një video-konferencë me sauditët, të cilët kanë shprehur dëshirën për ta kthyer klientin e tyre në imazhin e Botërorit 2034, i cili do të mbahet në Arabinë Saudite.
Pas këtij “takimi” virtual mësohet se mes palëve është mbajtur edhe një i dytë ku kësaj herë ka qenë vetë protagonist braziliani.
Vendi i takimit ka qenë Praga aty ky zëvendëspresidenti i Saudí Pro League, Saad Al Lazeez, është takuar personalisht më Vinicius Zhunior për ti prezantuar edhe shifrat e kontratës, e cila do të jetë 5-vjeçare me plot 200 milionë euro në vit.