Kristjan Asllani duket gjithnjë e më larg Interit në sezonin e ardhshëm. Mediat në Itali raportojnë se ai mund t’i shërbejë zikaltërvepër të marrë në Milano sulmuesin e të ardhmes, Castro.
Drejutuesit e Interit po mendojnë të hapin bisedimet me drejtuesit e Bolognën për të gjetur një akord të mundshëm.
Kartoni i Asllanit vlerësohet rreth 20 milionë euro ndërsa paga e tij vjetore është 800 mijë euro, parametra këto të përballueshëm për një ekip si Bologna.
Edhe pse i përfundon kontrata në vitin 2028, qëndrimi i Asllanit tek Interit duket shumë i pasigurt. Në javët e fundit, Inzaghi i ka besuar gjithnjë e më pak, duke preferuar më shumë Zielinskin, si alternativë të Calhanoglu.
Castro ndërkohë kushton rreth 10 milionë euro në merkato, dhe për pjesën e mbetur Interi synon që të gjejë një akord, pasi Asllani në këtë pikë kushton sa dyfishi i tij.