Marko Juric nuk është në planet e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit. Fatkeqësisht palët nuk arritën gjuhën e përbashkët për të ndarë rrugët në merkaton e janarit dhe në këto kushte “ngecën” sërish.
Kroati nuk shihet si pjesë e formacionit nga Thomas Brdaric. Juriç nuk luan një ndeshje zyrtare që prj 4 dhjetorit të 2024.
Tashmë drejtuesit e kanë çuar te skuadra U-21, aty ku strvitet dhe aktivizohet si një mënyrë për të mbajtur formën e duhur fizike.
Mbrojtësi do të vazhdojë të jetë pjesë e U-21 deri në fund të sezonit, teksa më pas do të jetë i lirë për t’u larguar.
Kujtojmë se 30 – vjeçari është bërë pjesë e Vllaznisë në merkaton e verës së vitit 2022.