Xhuliano Skuka bëhet me skuadër të re

Futboll

Xhuliano Skuka bëhet me skuadër të re

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka tashmë është bërë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptarë ka mbyllur aventurën e tij me Panafiel në Portugali, teksa tashmë do të luajë në një tjetër kampionat.

Ish-i i Partizanit do të jetë pjesë e ACSM Poli lasi në Rumani, me ekipin që lufton për mbijetesë në kampionatin rumun, ku ka firmosur deri në fund të këtij sezoni. 

Këtë transferim Skuka e ka bërë si lojtar i lirë, pasi 26-vjeçari ka mbyllur gjithashtu gjithçka me Metz, skuadër që e bleu nga Partizani.

Skuka tashmë do të synojë të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të ringrihet sërish të jetë protagonist me golat e tij. Kujtojmë se në portugali me skuadrën e Panafiel zhvilloi 8 ndeshje dhe shënoi vetëm 1 gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat