Capello analizon disfatën e Milanit

Futboll

Capello analizon disfatën e Milanit

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 12:54
Fabio Capello

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, analizoi humbjen e kuqezinjve në Rotterdam në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Ndeshja u komplikua menjëherë pas gabimit të rëndë të Maignan, pas vetëm tre minutash.

Nga ai moment, plani taktik favorizoi Feyenoordin, që u mbyll mirë dhe shfrytëzoi shpejtësinë në kundërsulme.

Milani luajti me katër lojtarë ofensivë, plus Reijnders, duke krijuar një disbalancë të natyrshme. Cilësia vlen kur kontrollon lojën dhe krijon hapësira, por kur yjet e skuadrës detyrohen të vrapojnë më shumë pas topit sesa ta menaxhojnë atë, atëherë hasin vështirësi”.

A është i përmbysshëm rezultati në kthim?

Sigurisht që po. Ama, do të duhet shumë më tepër agresivitet. Milani në Rotterdam ishte shumë i butë në duele. Në ‘San Siro’ pres një paraqitje krejt ndryshe, por duhet kujdes maksimal ndaj kundërsulmeve të holandezëve, veçanërisht ndaj Igor Paixao, i cili i shkaktoi shumë probleme një veterani si Walker. Ky i fundit ia doli disi falë përvojës dhe inteligjencës. Megjithatë, ndër të gjithë lojtarët ofensivë në fushë, braziliani i Feyenoordit ishte më i ndrituri.

Si e vlerëson performancën e katër yjeve të Milanit?

Leao ishte ndoshta i vetmi që provoi të bënte diçka konkrete, por edhe kur driblonte një kundërshtar, në fund gabonte zgjedhjen, pasimin ose krosimin. Nuk arriti të ndikojë vërtet në ndeshje. Joao Felix dhe Pulisic?

E njëjta gjë vlen për të dy. Lojtarë të talentuar, por fizikisht të lehtë, e vuajnë kur duhet të ndjekin më shumë topin sesa ta luajnë atë.

Pulisic pati vështirësi edhe në fazën mbrojtëse, duke futur në telashe Fofana, Reijnders dhe sidomos Walker, i cili shpesh përballej me dy kundërshtarë, një prej të cilëve ishte gjithmonë i shkëlqyeri Paixao.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat