Partizani siguron të ardhmen

Futboll

Partizani siguron të ardhmen

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 13:51
Kote

Gjergji Kote do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit edhe për disa vite.

Ditën e sotme palët kanë fimosur mes tyre kontratën e rë.

Mesfushori do të mbajë veshur fanellën e kuqe deri në vitin 2029.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi, me “Demat” që blindojnë një nga talentet e të ardhmes.

“Gjergji Kote rinovon me Partizanin.

Mesfushori 20 –vjeçar, i kuq deri në 2029.

FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar.

#NjëHerëIKuqPërjetIKuqGjergjiKote”, shkruhet në postimin e kryeqytetasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat