Munishi e godet Dritën, e cila u ankua në referim

Futboll

Munishi e godet Dritën, e cila u ankua në referim

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:17
Munishi

Drita u ankua mbrëmë në Federatën e Futbollit të Kosovës kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili e drejtoi ndeshjen e Kupës së Kosovës mes gjilanasve dhe Dukagjinit.

Gjilanasit e akuzuan Bejtullahun për referim tendencioz dhe për sjellje provokuese e arrogante, ndërsa kërkuan nga shtëpia e futbollit tonë që më të mos iu referojë ky gjyqtar.

Ndër të tjera, “Intelektualët” thanë se në ditët në vazhdim do të sjellin prova përmes video-xhirimeve për dëmet që ua bëri referi në fjalë.

E sot, përmes një statusi në rrjetet sociale, Dritën e ka “goditur” trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi.

Sipas tij, liderët e Superligës janë të fundit që duhet të ankohen në referim, ndërkohë që shkoi edhe më larg, duke thënë se “ju njohim mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat