Taulant Xhaka flet hapur 

Futboll

Taulant Xhaka flet hapur 

Nga: K. Goca Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:41
Taulant Xhaka

Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka, gjatë verës do të pensionohet nga loja aktive.

Xhaka sot ka folur në konferencë për shtyp duke shprehur ambiciet e tija deri në pensionim.

Si e imagjinon Xhaka gjysmën e dytë të sezonit dhe ndeshjet e tij të lamtumirës?

“Është dëshira ime të luaj edhe 34 minuta të tjera. Por kjo varet nga trajneri për të vendosur.

Nuk jam ende në pension dhe po stërvitem fort. Unë patjetër dua të bëhem kampion dhe fitues i kupës!”, thotë Xhaka, transmeton mediumi “Blick”.

Taulant Xhaka do të vazhdojë të luajë në futbollin amator në të ardhmen?

“Nuk do të ishte keq për të qëndruar në formë (qesh).

Por nuk kam menduar ende për këtë. Kam kolegë që luajnë për Kleinhuningenin. Sigurisht që do të ishte një opsion”, tha mes të tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat