E kërkon me ngulm Barcelona

Futboll

E kërkon me ngulm Barcelona

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 15:42
Alexander Isak

Alexander Isak është një nga sulmuesit më të mirë në Premier League dhe po e udhëheq Newcastle-n në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez, i ndjekur nga Barcelona prej vitesh, ka dhënë një intervistë për “El Chiringuito”, ku ka folur për përvojën e tij në kampionatin spanjoll dhe disa kuriozitete.

“Kundërshtari më i fortë që kam pasur ndonjëherë? Sergio Ramos, kur luante te Real Madridi. Ai ishte shumë i fortë në mbrojtje, shumë fizik, – pranoi lojtari që veshi fanellën e Real Sociedad nga viti 2019 deri më 2022.

– Shoku më i mirë i skuadrës? David Silva te Real Sociedad, ndërsa stadiumi më i mirë është ndoshta ‘Santiago Bernabéu’. Është shumë i bukur, një stadium mbresëlënës. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme të luaja aty”.

Isak e përshkruan veten si një “futbollist të gjithanshëm”: “Ambicia ime ka qenë gjithmonë të jem i aftë në të gjitha aspektet. U rrita si një numër 9 dhe tani jam i mirë në zonë, i fortë në lojën ajrore.

Dua të jem kërcënim për mbrojtjet kundërshtare në çdo mënyrë”. 25-vjeçari, i gjatë 1.92 metra, ka regjistruar 50 paraqitje me kombëtaren suedeze, duke shënuar 15 gola. Deri tani, këtë sezon me Newcastle, ka realizuar 19 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 28 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat