Diçka e pabesueshme ka ndodhur në Iran në një sfidë të Kupës. Lojtari i ka dhënë fitores skuadrës së tij dhe ata e kanë pezulluar “heroin”.
Në takimin midis Sepahanit dhe Persepolis në Kupën e Iranit, Milad Zakipour është pezulluar nga klubi i tij, Sepahan edhe pse ai shënoi golin e fitores. Ndeshja u mbyll në shifrat 2-3, por vëmendje mori rasti i 29 vjeçarit.
Mbrojtësi u dënua nga drejtuesit e klubit iranian pasi hoqi fanellën teksa festonte.
Anësori i majtë u përjashtua nga skuadra për një periudhë të pacaktuar. Gjesti i Zakipour konsiderohet anti-islamik dhe fyes për këtë fes.
Rasti po bën xhiron e botës pasi plot lojtarë kanë festuar me këtë metodë dhe asnjë nuk është ndëshkuar.
Ligjet e forta islamike në shtetin ku dikur luante Sokol Çikalleshi po ndërhyjnë dhe në futboll, teksa dihet botërisht ashpërsia në Teheran sa i takon anës religjoze, ku nuk tolerohet as një heqje bluze.