Skuadra e njohur braziliane kërkon trajnerin e kombëtarës së Shqipërisë

Futboll

Skuadra e njohur braziliane kërkon trajnerin e kombëtarës së Shqipërisë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 16:14
Silvinjo - djathtas

Trajnerit të Shqipërisë, Silvinjos i ka dalë emri te skuadra braziliane, Botafogo.

Aksioneri mazhoritar i klubit, Xhon Tekstor po kërkon një trajner dhe duket se e vlerëson shumë 50-vjeçarin.

Agjencia “RTI Esporte” mësoi se stafi i trajnerit, i cili prej dy vitesh është në krye të kombëtares shqiptare, ka folur këtë të martë përmes videokonferencës me amerikanin.

Gjithsesi pritet të shohim se çfarë do të ndodhë pasi nuk ka një propozim zyrtar për brazilianin.

Një tjetër kandidat është edhe Roberto Mançini, i cili shpalli Italinë, kampione Europe në vitin 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat