Bylisi ditën e sotme ka prezantuar 2 afrimet e fundit të merkatos.
Ballshiotët kanë firmosur me Toni Batista dhe me Ibrahim Mustafa.
Klubi përforcon kështu portën dhe sulmin për pjesën e dytë të sezonit. Kështu të 2 futbollistët janë vënë në urdhrat e Gentian Mezanit, i cili mund t’i llogarisë që në sfidën me Elbasanin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në “Adush Muça”.
"BYLIS zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.
Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij. Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit", njofton klubi,.