Ultrasit e Elbasanit shpalosin detajet e transfertës së Ballshit

Futboll

Ultrasit e Elbasanit shpalosin detajet e transfertës së Ballshit

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 16:45
Ultrasit

Elbasani luan ndaj Bylisit që emëroi trajner të ri këtë fundjavë. Pushim nuk ka për ultrasit e qytetit të cilët si zakonisht udhëtojnë në transfertë.

“Tigart Verdheblu” do të jenë të pranishëm në Ballsh në mbështetjet të skuadrës. Tifogrupi i verdhebluve ka shpalosur detajet e udhëtimit për në Mallakastër. Nisja bëhet si gjithmonë nga impianti i Elbasanit, “Elbasan Arena” në orën 11:15.

Rekomandohet që kushdo tifoz që ka planifikuar të marrë pjesë në transfertën e radhës të jetë më herët në stadium për nisjen pasinuk ka tolerime në orar.

Elbasani nuk njeh pushim dhe do të kërkojë të mposht ballshiotët, të cilët ende nuk janë mësuar me largimin e Nevil Dedes. “Adush Muça” me gjendjen aktuale të të kuqve është një mundëis ideale për 3 pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat