Milot Rashica dhe Ernest Muçi nuk preken

Futboll

Milot Rashica dhe Ernest Muçi nuk preken

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 16:48
Milot Rashica dhe Ernest Muçi

Pas ardhjes së Solskjaer te Beshiktashi, ka ndryshuar edhe besimi te lojtarët shqiptarë.

Milot Rashica dhe Ernest Muçi janë dy të paprekshmit në projektin e ri të ekipit turk. Tani Beshiktashi ndodhet në një fazë të vështirë me sezonin e mbaruar para kohe.

E eliminuar nga Europa League dhe pa asnjë shans për të kapur dy vendet e para në Champions League, objektivi i vetëm është vendi i tretë që të dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e radhës e Beshiktashit do të jetë kundër Trabzonsporit. Sipas mediave turke, Milot Rashica dhe Ernest Muçi do ta nisin sërish nga minuta e parë.

Pavarësisht se Muçi ka pasur disa paraqitje të dobëta pas ndeshjes me Atletiko Bilbao, Solskjaer vazhdon t’i besojë talentit shqiptar duke e hedhur sërish si titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat