Fenerbahce “pa frena”, Ajax nuk zhgënjen!

Futboll

Fenerbahce “pa frena”, Ajax nuk zhgënjen!

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar 4 takimet e para të Europa League për ditën e sotme.

Fenerbahce ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-0, falë golave që arritën të realizonin Tadiq, Dzeko dhe En Nesyri.

Real Sociedadi arriti të triumfojë në një transfertë të vështirë ndaj Midtjylland me shifrat 2-1.

Skuadra spanjolle shënoi fillimisht me Mendez dhe Kubo, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Buksa.

Gjithashtu dhe Ajax mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Royale Union me shifrat 2-0. Për skuadrën holandeze golat i realizuan Rasmussen dhe Mokio, të dy në pjesën e dytë.

Ferencvaros arriti të mposhtë në shtëpi miqtë e Plzen me rezultatin vendimtar 1-0. Abu Fani ishte ai që vendosi fatin e këtij takimi duke realizuar në pjesën e parë për vendasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat