Gimenez: Plot emocione, nuk shkoi siç doja

Futboll

Gimenez: Plot emocione, nuk shkoi siç doja

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:43
Gimenez

Goli në kampionat erdhi, ndërkohë që për atë në Champions, duhet pritur ende. Santiago Gimenez debutoi dje në Europë me fanellën e Milanit kundër ish-skuadrës ku bëri emër, Fejenordit.

“Isha mirë, zemra ime po rrihte forta para se të hyja në fushë, por më pas gjithçka ia la vendin ndeshjes. Nuk ishte një ndeshje siç do të kisha dashur, por dua të mendoj gjëra pozitive.

Duhet të mendoj për Milanin dhe do të bëj më të mirën për të fituar sa më shumë me këtë fanellë”, deklaroi meksikani.

Ndërkohë, në një deklaratë të shkurtër përpara ndeshjes së djeshme, ai qe shprehur se, në rast goli, nuk do të festonte. Dje nuk i eci, por milanistët shpresojnë që ai të zhbllokohet edhe në Champions.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat