Tronditet Arsenali, Arteta nuk ka më sulmues

Futboll

Tronditet Arsenali, Arteta nuk ka më sulmues

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 22:50
Arsenali

Sulmuesi i Arsenalit, Kai Haverc, ka pësuar një dëmtim frikësues në kampin stërvitor të klubit në Dubai. “Mail Sport” zbuloi se sulmuesi gjerman u lëndua gjatë një seance stërvitore në fillim të kësaj jave.

Burimet kanë treguar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në muskujt e pasëm të kofshës dhe më vonë u konfirmua edhe diagnoza, me lojtarin që nuk pritet të luajë më këtë sezon.

Mikel Arteta shpresonte që të problemi të mos ishte serioz, në një kohë që skuadra e tij ka një problem alarmant në repartin e sulmit, pasi Bukajo Saka, Gabriel Zhezus dhe Gabriel Martineli, janë të gjithë në infermieri të dëmtuar.

Haverc është golashënuesi më i mirë i klubit këtë sezon, me 15 gola dhe mungesa e tij do të jetë një goditje e madhe për ambiciet e skuadrës për të kapur Liverpulin në krye të klasifikimit këtë sezon. Ndërkohë, që gjendja fizike e yllit të Arsenalit, Takehiro Tomijasu, po kthehet në një tjetër shqetësim në rritje për klubin, me perspektivën e një operacioni të dytë në gju që po merret në konsideratë nga stafi mjekësor.

Mbrojtësi japonez ka luajtur vetëm gjashtë minuta futboll këtë sezon, duke hyrë si zëvendësues i vonë në fitoren në ndeshjen e Kupës Karabao ndaj Sauthemptonit në tetor, pas një rikuperimi tre mujor nga një dëmtim në gju që e bëri atë të humbasë fillimin e sezonit.

Por ai nuk ka luajtur që nga ajo fitore ndaj “Shenjtorëve” pasi pësoi një ridëmtim dhe tani mjekët po marrin në konsideratë një operacion. Në rast se do të vendoset për një ndërhyrje, më pas do të kërkonte një program të gjatë rehabilitimi dhe ka të ngjarë që ta lërë jashtë Tomijasun për një periudhë të konsiderueshme kohore. Në vitin 2023, ai iu nënshtrua një operacioni në gju, i cili e mbajti 26-vjeçarin jashtë fushës për tre muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat