Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, i është përgjigjur pretendimit të Cristiano Ronaldos se e konsideron veten si futbollistin më të madh në histori.
“Unë nuk jam i befasuar, pasi kam luajtur me të për katër vjet te Real Madrid. Gjithmonë ka qenë kështu.
Ai gjithmonë i ka bërë këto deklarata dhe gjithmonë është përpjekur të jetë më i miri.
Megjithatë, ai ka lindur në një moment të pafavorshëm, sepse ka një tjetër lojtar i goditur nga shkopi magjik. Ky realitet konfirmohet nga numrat. Njëri prej tyre ka tetë Topa të Artë, ndërsa ky ka mbetur me pesë…
Të qenit kampion dhe fitues i dy Kupave të Amerikës është gjithashtu një faktor që nxjerr në pah këtë dallim. Dhe pastaj e shihni Messin gjatë ndeshjeve. Çdo minutë të çdo loje, ai luan sikur të jetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Dhe ai e ka bërë këtë për 18, 20 vjet. Të gjithë thonë: ‘Tashmë dihet se çfarë do të bëjë në fushë. Epo, përpiquni t’ia hiqni topin atij. Ai do të bëjë gjithçka siç duhet, edhe pse është 40 vjeç. Messi do të vazhdojë të luajë tiki-taka.
Cristiano mbetet vetvetja. Ai gjithmonë ka bërë deklarata të tilla. Por për mua, Leo është më i miri në botë dhe më i miri në histori, pa asnjë dyshim”, ka thënë Di Maria për Infobae.