Kanë përfunduar dhe 4 përballjet e fundit të Europa League ditën e sotme.
Supersfida mes Portos dhe Romës ku akti i parë u luajt në “Dragao”, përfundoi në barazim me shifrat 1-1.
Verdhekuqtë e Italisë realizuan të parët në këtë takim në fundin e pjesës së parë me anë të Zeki Celik. Ndërsa goli i barazimit të portugezëve erdhi në të dytën nga Moura.
AZ Alkmaar ka shkatërruar Galatasarayn në aktin e parë me shifrat 4-1. Ekipi holandez përfitoi nga situata e një kartoni të kuq të turqve duke i ndëshkuar ata dhe duke ia bërë një mision të vështirë ndeshjen e kthimit.
Një tjetër karton i kuq ka penalizuar kësaj radhe ekipin e PAOK, të cilët janë mposhtur në shtëpi nga Steaua Bucuresti me përmbysje me shifrat 2-1.
Twente ka arritur të fitojë në fundin e takimit ndaj Bodo Glimt me rezultatin e ngushtë 2-1.