Gjykata italiane dënon Ruganin

Futboll

Gjykata italiane dënon Ruganin

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 23:50
Daniele Rugan

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, është shpallur fajtor për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Torino, duke marrë një dënim të pezulluar prej gjashtë muajsh dhe heqjen e patentës së tij.

Përfaqësuesi i Italisë do të duhet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2,000 euro për autoritetet në Torino.

Ngjarja ndodhi më 21 korrik 2023, kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maseratin e tij, pak jashtë qytetit.

Gjatë testit të zakonshëm të alkoolit, rezultati tregoi 1.56 gramë për litër alkool në gjak, trefish mbi kufirin ligjor prej 0.5 g/l.

Sistemi gjyqësor italian është i njohur për ritmin e ngadaltë dhe shkallët e shumta të apelimit, kështu që vetëm sot u konfirmua se Rugani mori një dënim të pezulluar me gjashtë muaj burg, iu hoq patenta dhe duhet të paguajë një gjobë prej 2,000 euro.

Ai kishte kërkuar fillimisht që dënimi të shndërrohej në shërbim komunitar, por gjykatësi e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Mbrojtësi 30-vjeçar është aktualisht i huazuar te Ajaxi në Holandë dhe për këtë arsye nuk ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes.

Ai ka shtatë paraqitje me kombëtaren e Italisë, me debutimin e tij në shtator 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat