Françesko Açerbi është gjithmonë vendimtar sa herë është në fushën e lojës, por problemi i tij është që gjatë kësaj kohe ka qenë larg për shkak të dëmtimit.
Karriera dhe jeta e tij ngjason me një mal të lartë. U rikthye titullar pas afro 3 muajsh dhe bëri një ndeshje të madhe kundër Fiorentinës.
Nuk e la Kenin që të ishte i rrezikshëm dhe topin e lëvizte aq shpejt, për të mos rënë në grackën e presionit të rivalit.
Simone Inzagi e njeh mirë dhe sigurisht që do t’i besojë nga tani deri në fundin e sezonit, pavarësisht se De Vraj ka bërë ndeshje të shkëlqyera. Megjithatë, italiani duket se ofron më shumë siguri dhe besim sesa holandezi. Mosha është një çështje që punon kundër tij dhe për këtë arsye ai nuk mund të rinovojë kontratën.
Duket se këtë të fundit e ka fituar De Vraj, që mund të qëndrojë edhe për një sezon.