Notat e lojtarëve shqiptarë në Conference League

Futboll

Notat e lojtarëve shqiptarë në Conference League

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 00:05
Elton Fikaj

Edhe pse ekipet e tyre, nuk ia dolën të siguronin rezultate pozitive, paraqitjet e futbollistëve shqiptarë, Elton Fikaj dhe Jurgen Celhakës, ishin pozitive, mbrëmjen e sotme, në duelet e Conference Leagues.  

Mbrojtësi 19-vjeçar Fikaj u aktivizua në minutën e 37-të të sfidës në duelin ndaj Vikungur, ku skuadra greke e Panathinaikosit u mposht me rezultatin 2:1. 

Në fund të sfidës, talenti shqiptar u vlerësua me notën 6.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që futbollisti tjetër shqiptar, Jurgen Celhaka, ishte titullar, me skuadrën e Olimpja Lubljanës ndaj Borci të Banjallukës.  

Ekipi i ish-mesfushorit të Tiranës, u mposht me rezultatin 1-0. Shqiptari qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke u vlerësuar me notën 7 nga “Sofa Score..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat