​Spanja tejkalon Italinë në renditjen speciale të UEFA-s

Futboll

​Spanja tejkalon Italinë në renditjen speciale të UEFA-s

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Humbja e Milanit nga Feyenoord, humbja e Atalantës nga Bruges në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve dhe barazimi i Romës në Porto në Ligën e Evropës kanë sjellë një ndalesë të papritur të Italisë në renditjen speciale të UEFA-s, e cila do të përcaktojë se cila nga këto dy liga do të sjellin pesë skuadra në Champions League në edicionin 25/26.

Me Anglinë në krye, Spanja është tani në vendin e dytë, pasi ka mundur të llogarisë në fitoret e Real Madridit në Champions League, Real Sociedad në Europa League dhe Betis në Konferencë Ligë, transmeton KosovaPress.

Gjermania fitoi pikë në vendin e katërt, falë suksesit të Bayern Munichut në ndeshjen kundër Celtic në Champions League dhe Heidenheim në Kopenhagë në Konferencë Ligë. E njëjta gjë vlen edhe për Portugalinë në vendin e pestë (fitorja e Benfikës në Monaco).

Kujtojmë se edhe playoff-i sjell pikë. Krahasuar me fazën e grupeve, nuk ka asnjë ndryshim në mënyrën e fitimit të pikëve: një fitore sjell dy pikë, një barazim një pikë.

Klasifikimi i UEFA-s

1. Anglia 20.892

3. Spanja 18.036

3. Italia 17.687

4. Gjermania 15.421

5. Portugalia 15.350

6. Franca 14.214

7. Belgjika 13.550

8. Holanda 13.220

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat