Skuadra kosovare Drita ka zyrtarizuar blerjen më të re, ukrainasin Denys Kostyshyn. Denys vjen nga superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trenerin Ramadani.
Denys është lojtarë me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv por që mund të luaj edhe në krahët e fazës sulmuese, përcjellë KosovaPress.
Denys në kampionatin e ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se Kostyshyn ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026.