Tetova para Partizanit: Kjo javë është në “mini Final – Four”

Futboll

Tetova para Partizanit: Kjo javë është në “mini Final – Four”

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 12:58
Tetova

Egnatia do të luajë një ndeshje mjaft delikate ditën e nesërme në Superiore. Rrogozhinasit do të sfidojnë Partizanin në “Egnatia Arena” në orën 16:30.

Edlir Tetova ka analizuar këtë sfidë. Trajneri i rrogozhinasve ka zbuluar edhe gjendjen e skuadrës, ndërsa nënvizon se do të ketë edhe mungesa. Ndër të tjera shprehet se ndaj Partizani nuk kërkon hakmarrje, por nga skuadra kërkon fitoren dhe vazhdimësinë.

“Gjendja e skuadrës? Gjendja është e mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme. Xhemalaj për shkak kartonësh, Guindo që vazhdon akoma me grip. Kemi kthyer Fernandon, ndërsa do të mungojë edhe Kasa.

Shumë ndeshje u kanë rënë lojtarëve kryesorë, por për shkak të gripërave nuk kemi pasur mundësi për të ndryshuar formacion. Çunat që janë të gatshëm duhet të shtrëngojnë dhëmbët edhe për këtë sfidë.

Nuk mendoj “hakmarrjen”, por të marrin rezultate. Kjo është ajo që kërkoj nga ekipi, të ruajmë vazhdimësinë.

Mendoj se shumë e rëndësishme është të jetë fitorja në ekip. Edhe kundërshtari ka merita nëse shënon, por duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjet në vazhdim për të mos pësuar gol.

Vendimtar ndaj Partizanit? Dueli me Partizanin është një “mini Final – Four” pasi përplasen edhe rivalët, Dinamo  e Vllaznia. Kjo përbën një element, pasi jemi përballë faktit që luajnë 4 skuadrat më të mira momentalisht, ose 4 ekipet e para. Por kjo mendoj është diçka, por duhet të ketë edhe një ndeshje rradhe.

Largimi i lojtarëve kyç nga Partizani, a ju favorizon ky fakt? Sa i takon Partizanit, ato kanë strategjitë e veta dhe ne kemi të tonat. Kjo na ka ndodhur edhe ne në sezonin e kaluar, por secili ka strategjinë e tij.

Keni 5 pikë më shumë? Ka edhe 11 javë nga fundi, nuk mendoj se është bonus. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mbajmë këtë ritëm që kemi për të patur vazhdimësinë. Kjo do na bënte të ishim më të qetë në fund.

Sezoni i kaluar dhe ky aktual? Janë dy krahasime që po më bëhen vazhdimisht. Janë dy krahasime të ndryshme, sepse Egnatia e vitit të kaluar kishte një grup lojtarësh prej 2 vitesh që unë i kisha stërvitur rregullisht. Tashmë jemi në rrugën e duhur për ta rikthyer sërish diçka të tillë”, ka përfunduar timonieri i kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat