Tirana drejt rinovimit me 2 titullarët e skuadrës!
Tirana pavarësisht se nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, drejtuesit po punojnë të mbajnë në skuadër lojtarët kryesorë. Saktësisht të 2 prej tyre.
Florjan Përgjoni dhe Gentian Selmani pritet të rinovojnë kontratën me bardheblutë.
Palët janë drejt arritjes së marrëveshjes mes tyre, ku padiskutim futbollistët kanë kërkuar edhe kushte më të mira për të qëndruar.
Kapiteni dhe gardiani i portës shihen elementë kyçë për skuadrën dhe ku drejtuesit mendojnë të mbeshteten edhe në sezonet e ardhshme. Kujtojmë se Selmani dhe Përgjoni nuk janë të parët, pasi pak javë më parë bardheblutë kanë rinovuar me Soler dhe Metën.