Finale para finaleve

Futboll

Finale para finaleve

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:02
Pamje nga ndeshja

Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, më 15 dhe 16 shkurt.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje në orën 13:30. Kryesuesit e kampionatit, Egnatia do të presin Partizanin në “Egnatia Arena”, ndërsa Bylisi do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Adush Muça”.

Dita e shtunë do të mbyllet me sfidën mes Dinamo City dhe Vllaznisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu do të përballen në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

JAVA 25

Egnatia – Partizani                 15.02.2025        13:30

Bylis – AF Elbasani                15.02.2025        13:30

Dinamo City – Vllaznia          15.02.2025        16:30

Laçi – Teuta                             16.02.2025        13:30

Tirana – Skënderbeu              16.02.2025        16:30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat