Rezultatet zhgënjyese në ndeshjet e para të play-off-it këtë javë kanë bërë që Italia të rrëshqasë pas Spanjës në garën për një vend të pestë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025-26.
Këto ishin vetëm ndeshjet e para të fazës play-off dhe gjithçka mund të ndryshojë javën e ardhshme me sfidat e kthimit.
Atalanta u mposht nga Club Brugge dhe Milani humbi 1-0 ndaj Feyenoord në Ligën e Kampionëve, ndërsa vetëm Juventusi arriti një fitore, duke mundur PSV Eindhoven 2-1.
Në Europa League, Roma barazoi 1-1 në transfertë ndaj FC Porto.
Me ekipet spanjolle që po bëjnë paraqitje të shkëlqyera në play-off, kjo ka ndikuar ndjeshëm në renditjen e UEFA-s për sezonin 2024-25, që përcakton shtetet që do të fitojnë një vend të pestë në Champions për edicionin e ardhshëm.
Anglia ka kryesuar për shumicën e sezonit dhe vazhdon të mbajë vendin e parë, por Spanja tashmë ka kaluar Italinë në vendin e dytë.
Gjermania dhe Portugalia janë shumë pranë njëra-tjetrës në vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Franca renditet e gjashta.
Renditja e UEFA-s për sezonin 2024-25
Anglia – 20,892
Spanja – 18,035
Italia – 17,687
Gjermania – 15,421
Portugalia – 15,350
Franca – 14,214