Thomas Brdariç para Dinamos: Të mbajmë ritmin, të rrimë më “këmbë” në tokë

Futboll

Thomas Brdariç para Dinamos: Të mbajmë ritmin, të rrimë më “këmbë” në tokë

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:20
Thomas Brdariç

Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Dinamon, takim i vlefshëm për javën e 25-të të Superiores dhe që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.

Thomas Brdaric ka folur në konferencën pëor styp, ku ka analizuar këtë përballje.

Timonieri i shkodranëve kërkon nga lojtarët të mbajnë ritmin, pasi objektivi i ekipit është gjithmonë fitorja.

“Ju uroj një fundjavë sa më të mirë të gjithëve, kemi punuar fort dhe kemi shumë motivim për të qenë të përgatitur për këtë sfidë. Kemi luajtur kundër Dinamos, duhet të tregojmë më shumë se 100% nëse duam të fitojmë nesër dhe ky është objektivi ynë. Ne kurrë nuk e nënvlerësojmë asnjë ekip në Superiore e kemi fokusin te ndeshja e nesërme, do të shohim veten tonë, pres fokusim të lojtarët dhe të vëmendshëm për objektivat kryesorë.

E kujtojmë ndeshjen e humbur, por nuk ishte çdo gjë keq. Duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Është një pikturë e bukur, objektivi jonë është të marrim sa më shumë pikë. Është investimi dhe sakrificat që kemi bërë, duhet të përballojmë uljet dhe ngritjet gjatë sezonit, por objektivi jonë është vetëm fitorja. Kemi gjithsecilin të gatshëm, duhet të rrimë me këmbë në tokë, Spahia është në fazë rikuperimi, por për momentin merremi me lojtarët që janë të gatshëm.

Është mirë të kalonim këtë fazë të dimrit, tani është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqëndruar dhe disiplinuar. Të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës. Presim të fitojmë nesër dhe pastaj të shohim për dhurata pas ndeshjes”, ka theksuar timonieri i shkodranëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat