Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pranoi se emocionet e kanë mposhtur kur mori kartonin e kuq në fund të një derbi dramatik ndaj Everton të mërkurën mbrëma. Slot u përjashtua nga gjyqtari Michael Oliver pasi kishte përfunduar ndeshja, me Everton që barazoi në kohën shtesë.
Holandezi tani është duke pritur që FA të shqyrtojë raportin e ndeshjes përpara se të zbulojë se me çfarë sanksioni do të përballet, nëse do të ketë një të tillë. Për shkak të procesit në vazhdim, ai nuk foli për detaje, por pranoi se ka marrë vendimin e gabuar.
“Ka një proces në vazhdim tani dhe unë duhet ta respektoj atë”, tha Slot para ndeshjes që do të luajë të shtunën ndaj Wolves. “Mendoj se ajo që ndodhi ishte se pesë minutat shtesë përfunduan në tetë. Emocionet më kanë mposhtur.
Nëse do të mund ta shikoj prapa, do ta bëja ndryshe”, shtoi holandezi.
“Duhet të kisha vepruar ndryshe pas ndeshjes, por është një sport emocional dhe ndonjëherë individët marrin vendime të gabuara dhe kjo është padyshim ajo që bëra. Kishte shumë gjëra në kohën shtesë që më bënë të jem mjaft emocionues”, u shpreh Slot, që rrezikon të jetë në tribunë në rast se dënohet.