Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Michael Oliver e përjashtoi Arne Slot

Futboll

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Michael Oliver e përjashtoi Arne Slot

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:45
Arne Slot

Një raport i ri ka hedhur më shumë dritë mbi arsyen e vërtetë pse Arne Slot u përjashtua pas derbit të Merseyside të mërkurën – dhe nuk ishte për shkak të shtrëngimit të tij “agresiv” të duarve.

Në minutat e fundit të ndeshjes së Premier League në Goodison Park, kapiteni i Evertonit, James Tarkowski, shënoi një gol spektakolar me volej për të siguruar një pikë dramatike për Toffees..

as një kontrolli të gjatë nga VAR, Slot dhe disa lojtarë të Liverpool-it u ndjenë të revoltuar nga vendimi, pasi besonin se Ibrahima Konate ishte shtyrë në ndërtimin aksionit që çoi në golin e barazimit në minutën e 98-të.

Si pasojë e zhgënjimit të tij, Slot u përjashtua nga arbitri Michael Oliver, vetëm pak çaste pasi i shtrëngoi dorën zyrtarit në një mënyrë sarkastike dhe agresive.

Fillimisht, shumëkush mendoi se shtrëngimi i dorës ishte arsyeja kryesore për përjashtimin e tij, por Daily Mail raporton të kundërtën.

Slot u ndëshkua për dy shpërthime ndaj arbitrit

Sipas burimeve që ishin “në distancë të afërt” me ngjarjen në Goodison Park, Slot u ndëshkua për dy shpërthime verbale ndaj Oliver, të cilat arbitri i pa të denja për një karton të kuq.

FA po shqyrton incidentin mes Slot dhe Oliver, si dhe pamje të tjera të ndeshjes, për të vendosur nëse trajneri holandez do të ndëshkohet më tej.

Të enjten në mëngjes, pati konfuzion kur Premier League gabimisht njoftoi në faqen e saj zyrtare se trajneri i Liverpool-it ishte pezulluar për dy ndeshje. Megjithatë, më vonë u konfirmua se ky ishte një gabim njerëzor.

Ndihmësi i Slot, Sipke Hulshoff, gjithashtu u përjashtua pas përfundimit të ndeshjes dhe mund të përballet me një pezullim.

Çfarë tha Slot sipas një lexuesi të buzëve?

Edhe pse ende nuk është konfirmuar gjuha e saktë që përdori Slot, lexuesi profesionist i buzëve, Jeremy Freeman, ka treguar për SPORTbible disa nga fjalët që ai i tha zyrtarëve:

 “Kjo nuk është shtyrje? Është një turp i vërtetë… nëse e shikon përsëri atë moment.” – iu drejtua ai një asistenti të arbitrave.

 “Puna e mirë”, – i tha ai me ironi një tjetri.

Para se të shtrëngonte dorën me Oliver, Slot e përshëndeti arbitrin me sarkazëm, duke thënë: “Ndeshje e shkëlqyer.”

Pasi mori kartonin e kuq dhe ndërhyri kapiteni Virgil van Dijk, Slot i tha arbitrave:

 “Seriozisht, më jep të kuq për këtë? Do ta kontrolloj më vonë… unë dhe ti, po? Sigurt që po më jep karton të kuq… do të flasim pas ndeshjes?”

Incidenti ka shkaktuar debat të madh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse FA do të marrë masa shtesë kundër trajnerit të Liverpool-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat