Armand Duka: Objektiv imi nuk është të bëhem president i UEFA-s

Futboll

Armand Duka: Objektiv imi nuk është të bëhem president i UEFA-s

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:47
Ceferin e Duka

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka gjatë një interviste ka treguar planet e tij.

Ai thotë se nuk e ka ndërmend të bëhet president i UEFA-s, por qëllimi i tij është ta rrisë futbollin shqiptar.

Po ashtu, Duka thotë se ka besim të plotë te Sylvinho, i cili po punon çdo ditë e natë në Tiranë.

“Në vitet 90-të, shumica jonë edhe fshiheshin për të mos thënë që jemi shqiptarë. Sot e themi me krenari edhe prej kombëtares. Sylvinho është trajneri i vetëm i huaj shqiptar, i cili jeton dhe punon në vendin tonë 24 orë në 24. Kam besim tek ai.

“Objektiv imi jo të bëhem president i UEFA-s, por të rris futbollin shqiptar, ku ende ka kritika, pikërisht sepse ka pritshmëri. Mund të kesh paratë e botës dhe të jesh biznesmen i suksesshëm, por emocioni që të jep futbolli nuk ka të paguar”, është shprehur Duka

Kujtojmë se Shqipëria e nis aventurën në parakualifikime të Kupës së Botës 2026 gjatë muajit mars kundër Anglisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat