Telashe për Pep Guardiolan

Futboll

Telashe për Pep Guardiolan

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Mbrojtësi i Kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Akanji u lëndua në ndeshjen e parë në “Etihad” dhe për shkak të një lëndimi muskolar ai s’do jetë i gatshëm as në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen kthyese.

Lojtari zvicran humb edhe ndeshjen e Premier League, ku City e pret Newcastle Unitedin në shtëpi të shtunën nga ora 16:00.

Të mërkuren, Manchester City udhëton në Spanjë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit, kjo e fundit fitoi në Angli me shifrat 2:3..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat