Leao ta tregojë veten tani

Futboll

Leao ta tregojë veten tani

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 14:02
Rafa Benitez

Rafa Benitez ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka analizuar ndeshjet e Champions League për ekipet italiane në ndeshjet e para të “play off”-it.

“Duhet të jemi optimistë, pa humbur sensin e realitetit. Juventusi e rinis me një avantazh minimal, por të vlefshëm, mund ta drejtojë ndeshjen dhe ka lojtarët e duhur. Ka gjetur golat e Kolo Muani, ka rikuperuar Vlahovic dhe ka personalitetin e duhur. Ndërkohë, Milani dhe Atalanta do të kenë mundësinë ta luajnë kthimin në shtëpi, përpara tifozëve të vet, do të ndiejnë mbështetjen dhe do ta shfrytëzojnë atë”.

Trajneri spanjoll ka komentuar edhe për Milanin e ri të Conceiçao: “Leao është lojtari që mund të bëjë diferencën dhe ta vendosë ndeshjen edhe në momentet më të vështira. E ka bërë më parë dhe mund ta bëjë sërish, e ka në ADN-në e tij. Ky është momenti ideal për të treguar forcën e tij. Nëse nuk e bën tani, nuk do ta bëjë më kurrë.

Champions League nuk të jep shumë mundësi dhe është e ndaluar të gabosh. Por një sfidë e tillë, kaq e rëndësishme, nuk mund të mbështetet vetëm te një lojtar, sado gjeni të jetë ai. Milani duhet të ringrihet përmes forcës së gjithë grupit. Merkatoja solli përforcime që stabilizuan disa reparte dhe ngritën nivelin e skuadrës”.

Së fundi, një koment edhe për Juventusin: “Thiago Motta ka 20 vite përvojë në futboll, mes fushës dhe pankinës, ka luajtur qindra ndeshje dhe e njeh Championsin, pasi e ka fituar dy herë si lojtar. Ai do të dijë si t’ua shpjegojë lojtarëve të tij rëndësinë e qëndrimit të duhur. Në mbrëmjet e së martës dhe të mërkurës, ndikimi mendor do të jetë vendimtar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat